Meta - Patozi përplasen për Vorën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokrati Astrit Patozi dhe kreu i LSI Ilir Meta edhe ketë te enjte janë përplasur dhe kane shkëmbyer akuza te forta ne seance plenare. Pas akuzave jo te pakta qe nga foltorja e parlamentit demokratet i kane adresuar LSI për blerje te votës, deputeti Patozi ka kërkuar ndalimin e transmetimit te spotit me te fundit te LSI kundër blerjes se votës; spot i cili për Patozin është cinizëm dhe fyerje ndaj qytetareve.Astrit Patozi:Ne nuk duhet te ndalim thjesht ketë spot, por mbi te gjitha protagonistet, qe qeshin me cinizëm pas transmetimit te tij. Ndryshe, pas fare pak vitesh, do te jemi te gjithë te blere, sepse edhe vota e secilit prej nesh nuk do te vleje me asnjë lek.Por kreu i LSI Meta i është kundërpërgjigjur duke theksuar se Patozi është kundër këtij spoti, pasi PD mban si zgjedhjet me te mira ne vend ato te vitit 96Ilir Meta:Ju jeni mësuar të gënjeni edhe të shpifni. Ky është profesioni juaj. Për ju personalisht mendoja se kishit një shkallë integriteti. Fakti që ju nuk keni të rinj që të mbajnë flamurët tuaj, ky është problemi juaj. Ashtu sikurse nuk mbaj përgjegjësi unë që ju gjithë javën bëni plazh dhe vini vetëm të enjten këtu dhe flisni për manipulime dhe fajin kërkoni që t?ia faturoni të tjerëve se përse njerëzit ju kanë braktisur juve.Por LSI nuk ishte e vetmja force politike qe u sulmua ne seance plenare; deputetja demokrate Majlinda Bregu vuri theksin tek nje tjetër problem i kësaj fushate zgjedhore. Qe prej fillimit te fushatës zgjedhore, akuzat dhe kundër akuzat janë bere tema kryesore e fjalimeve te deputeteve pavarësisht rendit te ditës.

Free Traffic Exchange