Përplasja Kotzias - Berisha - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria dhe Greqia përplasen në Britani për partinë e çamëve, planet për Shqipërinë e Madhe dhe trajtimin e minoriteteve. Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, ndërsa fliste për marrëdhëniet me fqinjët në Ballkan, duke iu referuar nje harte te vjetër, kur përmendi Shqipërinë, e cilësoi si shqetësuese partneritetin e koalicionit qeverisës me PDIU-në, ndërsa e përkufizoi këtë forcë politike si parti naziste.?Këto plane janë të njëjta me - dhe po aq kontraproduktive sa - planet e atyre që ëndërrojnë për një Shqipëri të madhe dhe prodhojnë harta të një Shqipërie të Madhe e cila përfshin pjesë të Greqisë së Veriut dhe ishujve në Detin Jon. Në veçanti, partneri i ri në qeveri partia PDIU e cila është ?pasardhëse? e partive naziste nga koha kur rajoni ishte në pushtimin nazist i dëmtojnë marrëdhëniet tona.?Në fjalën e tij, Kotzias u ndal dhe te emigrantet shqiptar duke thënë se shqiptarët duhet të vlerësojnë faktin se Greqia vazhdon të jetë burim të ardhurash monetare nga emigrantët shqiptar që punojnë në Greqi dhe se iu është dhënë e drejta e shtetësisë fëmijëve të emigrantëve të lindur në Greqi. Këto qëndrime të numrit një të diplomacisë greke kanë marrë menjëherë përgjigjen e ambasadorit shqiptare në Britaninë e Madhe, Mal Berisha. Ky i fundit i kujtoi ministrit Kotzias se harta të cilës po i referohej për ilustrim, nuk përcillte realitetin e sotëm në Ballkan, pasi në të mungonin dy vende - Kosova dhe Mali i Zi. Sa i takon PDIU-së, Berisha tha se në Shqipëri, nuk ka patur kurrë dhe nuk ka parti naziste. Ai tha se një parti e tillë, si Agimi i Artë, ekziston në parlamentin grek. Sa i takon trajtimit të minoritetit grek në Shqipëri, ambasadori shqiptar i tha ministrit grek se ata gëzojnë tëra të drejtat në respektim të plotë të kartave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Zoti Berisha tha se Shqipëria historikisht ka patur një trajtim të veçantë për të huajt në vend, ndërsa e ilustroi këtë me mënyrën se si i trajtoi hebrenjtë gjatë periudhës së Holokaustit, duke e trefishuar popullsinë e tyre, pa humbur asnjë jetë, në një kohë kur në tërë Evropën numri i tyre u reduktua për shkak të bashkëpunimit të vendeve ku ishin ata me nazistët. Duke folur për emigrantët shqiptar, ambasadori tha se është e vërtetë që ata kanë sjellë të ardhura në Shqipëri, por janë po ata që në 25 vjet kanë kontribuar në zhvillimin e ekonomisë greke.

Free Traffic Exchange