http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor per te mos pranuar dorëheqjen e kandidatit te PD për Bashkinë e Kurbinit Altin Biba duket se po çon opozitën drejt nje skenari per bllokimin e zgjedhjeve ne këtë zone. Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka sqaron se vendimi ka qene i kryesisë se partisë ne Kurbin dhe eshte mbështetur nga lidershipi i PD. Sipas Palokes zgjedhje vetëm me nje kandidat i përkasin vetëm diktaturave. Sipas Palokes, nëse zgjedhjet ne këtë bashki nuk shtyhen, PD nuk do te lejoje zhvillimin e tyre ne 21 qershor. Vete Paloka preferon te mos beje publike skenarët per bllokimin e procesit. Por Kodi Zgjedhor ne nenin 160 dhe 161 sqaron se kur zgjedhjet shpallen te pavlefshme ne nje zone dhe kur ato përsëriten. Duke iu referuar parashikimeve ligjore, nëse votimi nuk fillon ose pezullohet per me shume se 5 ore ne nje qendër votimi atëherë procesi atje shpallet i pavlefshëm dhe ne rast se pavlefshmëria e shpallur në një ose disa qendra votimi ndikon në rezultat, atëherë zgjedhjet ne kete zone përsëriten. Debati per Kurbinin nisi me dorëheqjen e kandidatit Altin Biba, dorëheqje e cila u pranua nga komisioni zonal i administrimit zgjedhor ku u miratua regjistrimi i kandidatit te PD Ilir Pjetraj. Por kjo vendimmarrje e KAZAZ u rrezua nga KQZ dhe me pas nga Kolegji Zgjedhor dhe tashme ne fletën e votimit jane miratuar dy emra, Artur Bardhi nga PS dhe Altin Biba nga PD, edhe pse ky i fundit e ka bere te qarte se nuk garon per Bashkinë e Kurbinit.