http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Tu si que vales?, talent shou më i ndjekur tashmë është në fund të rrugëtimit të tij. Mbrëmja e kaluar në Vizion Plus ka shënuar edhe përfundimin e fazës gjysmëfinale, pasi janë përcaktuar edhe 7 konkurrentët më të mirë, që prekin finalen e madhe të këtij spektakli. Kanë qenë plot 21 performanca që përcollën art dhe një spektakël plot ritëm. I riu nga Kosova Agon Gashi me truket e tij, Lindrit Hoxha që imitoi kryeministrin Rama, arti i animuar nga Boban Anastasi dhe performancat e shkëlqyera të motrave Klaudja dhe Era me akrobaci do të vijnë sërish në finale. Emocione përcollën edhe në këngë e kërcim edhe grupi i Vagabondëve, e reja Ana Kodra dhe vëllezërit Arbnori dhe Agenori që vijnë nga Kosova për këtë spektakël. ?Tu si que vales? ju lë takimin e radhës të mërkurën për një mbrëmje plot art dhe emocione. 17 qershori sjell natën finale edhe fituesin e këtij edicioni të parë të ?Tu si que vales?.