http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani ka pësuar sërish rritje. Sipas Ministrisë së Brendshme Gjermane vetëm gjatë muajit maj në zyrën federale për Migracion dhe refugjatë janë bërë në total 25.992 kërkesa për azil ku 4992 kanë ardhur nga Shqipëria. Kjo sipas autoriteteve Gjermane përkthehet në 108.6 përqind më shumë kërkesa se majin e vitit 2014. Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë nga vendet e Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë bërë gjithsej 10.732 aplikime, të cilat zënë 41.3 përqind të të gjitha kërkesave për azil të bëra në Gjermani. Nga të dhënat e publikuara Shqiptarët renditen të dytët në listën e azilkërkuesve pas sirianëve me 5100 kërkesa, vend, i cili është në konflikt mes ISIS dhe forcave qeveritare. Vendi i tretë Serbia ka një diferencë prej 3000 kërkesash më pak se Shqipëria. Rënie të kërkesave për azil ka dhe nga Kosova. Rreth 2 mije kosovarë aplikuan në maj nga rreth 4600 kërkesa që kishte në prill.