http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Beteja një vjeçare e Partisë Demokratike kundër dhunës se ushtruar ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri ka përfunduar me pushim e çështjes nga Gjykata e Larte, vendim i cili për kryetarin e PD Lulzim Basha është nje lajm i zi per demokracinë ne vend. Ne nje postim ne rrjetin social facebook Basha ka deklaruar se në vend të dekriminalizimit, si një nevojë urgjente dhe jetike e politikës dhe shoqërisë shqiptare, Edi Rama vulosi veprën e tij të kriminalizmit të pushtetit. Sipas Bashes kapja dhe marrja peng e institucioneve nga krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i veshur me krim është vepra e tij e zezë. Te njëjtat akuza ka artikuluar nga selia e PD edhe deputeti Eduard Halimi?Vendimi i turpshëm i Gjykatës së Lartë sot, duke mbajtur të paprekur, të paprekshmit e urdhëruar personalisht me sms nga Rama për të dhunuar, ashtu si dhe vendimet e po kësaj gjykate për të dënuar eksponentët e lartë të Partisë Demokratike se preken me fjalën e lirë të paprekshmin Kryeministër, nuk kanë as për të intimiduar opozitën, dhe për ta ndërprerë betejën e saj për fjalën e lirë dhe dekriminalizimin pa kushte të parlamentit?.Dhuna e ushtruar ndaj deputetit Strazimiri nga socialistet Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu ne korrik te vitit te kaluar, beri qe opozita ne shenje proteste te bojkotonte parlamentin nje bojkot qe zgjati deri ne muajin dhjetor. Pikërisht nga ky incident nisi edhe beteja e opozitës per dekriminalizimin qe është shndërruar ne nje prej kauzave me te forta te Partisë Demokratike.