Berisha, kundër sekuestros së “Agon Channel” - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-29 4

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar vendosjen e sekuestros ndaj televizionit ?Agon Channel?, si një nga bizneset e Francesco Becchettit. Ai tha se, ky veprim është urdhëruar prej kryeministrit Rama, pasi televizioni ?Agon? ishte kritik ndaj tij. Megjithatë, Berisha theksoi se, nëse ka shkelje të ligjit, Becchetti duhet të hetohet.