http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputete e zyrtarë të lartë të Prishtinës po kryejnë homazhe përpara arkivolit te heroit kombëtar, Isa Boletini, eshtrat e të cilit janë vënë në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se deputetët dhe i gjithë populli janë krenarë që mund të bëjnë nderime shtetërore për heroin e tyre. Heroi kombëtar do të varroset te mërkurën ne fshatin Boletin te Mitrovicës. Ndërkohe deputetet e Listës Serbe e kane cilësuar provokim, rivarrimin e heroit kombëtar ne Mitrovice. Eshtrat e Boletinit dhe luftëtareve te tjerë janë prehur per 64 vjet, qe nga vitin 1916 ne Podgorice. Pas përdhosjes se varrit, ato janë ruajtur te fshehta dhe rivarrosja e tyre me kërkese te familjareve do te behet ne vendlindjen e tij.