Raporti për ndotjen e plazheve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Plazhi i Kavajës dhe Durrësit, ne këtë fillim sezoni veror kane nje përmirësim te dukshëm te cilësisë, kjo sipas raportit te fundit mbi cilësinë e ujerave bregdetare. Vendosja e sistemeve te kanalizimit dhe impiantet e trajtimit te ujerave, kane ndikuar pozitivisht krahasuar me nje vit me pare, kur situata paraqitej shqetësuese. Faktorët kryesore te ndotjes se plazheve ne vendin tone, vazhdojnë te mbeten shkarkimi i ujerave si dhe mungesa e impianteve te trajtimit te tyre. Ndërsa listën e plazheve me pak te ndotur e mbajnë Borshi, Dhermiu, e Velipoja.