“Drejtimi i ri për Fushë Arrezin” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Fushë Arrëzi Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje banorëve të këtij qyteti qe te votojnë për t?i dhënë një drejtim të ri bashkisë, e cila prej shumë vitesh ka mbetur e braktisur dhe e izoluar.?Prej shumë vitesh bashkinë e Fushë Arrëzit e drejton Partia Demokratike, prej shumë vitesh në këtë bashki të gjithë qytetarët kanë pasur mundësinë të shikojnë dhe të gjykojnë. sot është dita për t?i dhënë një drejtim të ri kësaj bashkie që prej kaq shumë vitesh ka mbetur e braktisur, e izoluar dhe jeton vetëm falë punës dhe sakrificave të jashtëzakonshme të familjeve që banojnë në Fushë- Arrëz, por që për qeverinë në tiranë për vite e vite të tëra kur partia demokratike drejtonte edhe bashkinë këtu edhe qeverinë në tiranë, kjo bashki nuk ekzistonte. Ne kemi punuar me ngulm dhe me shumë mundim në 18 muajt e parë të qeverisjes për të përballuar një situatë aspak të lehtë me borxhe të mëdha të trashëguara dhe me plagë të mëdha që kërkojnë kurim dhe shërim. Por në 18 muaj ne kemi arritur sidoqoftë që në të gjitha bashkitë ku drejtojnë socialistët dhe progresistët të bëjmë të mundur fillimin e një kthese të madhe, e cila është e dukshme sapo shkel në ato bashki?.Shefi i qeverise nuk la pa thumbuar kreun aktual të bashkisë.?Ndërkohë, që në 18 muaj ky kryetari bashkisë këtu në fushë arrëz, as nuk është përpjekur që të trokasë në derën tonë, të sjellë një projekt, të bëjë një kërkesë dhe të argumentojë pse kjo bashki ka nevojë për mbështetje. As ky kryetar bashkie dhe asnjë kryetar bashkie i PD-së nuk e ka bërë këtë gjë. Nëse sot pas 18 muajsh ka një kontrast shumë të madh midis bashkive ku drejtojnë socialistët dhe bashkive ku drejtojnë demokratët kjo nuk ka të bëjë me faktin, që qeveria jonë ka mbështetur vetëm projektet në bashkitë ku drejtojnë socialistët, por ka të bëjë me faktin që nga bashkitë ku drejton partia demokratike nuk ka ardhur asnjë projekt, asnjë kërkesë, asnjë shqetësim dhe asnjë hap për bashkëpunim?.Kryeministri Edi Rama tha se kandidatët dhe kryetarët të PD, janë njësoj, nuk e kanë mendjen të punojnë për qytetarët dhe qytetet, por e kanë mendjen të bëjnë vetëm sherrin e SHQUP-it

Free Traffic Exchange