http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Trageti ?Horizon? i linjës Vlore-Brindisi është përfshirë ne një incident. Sipas mediave malazeze, një pjesëtar i ekuipazhit, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, ka humbur jetën dhe tre te tjerë janë ne gjendje te rende. Sipas mediave, shkak është bërë pastrimi i gabuar i cisternës qe po tentohej të kryhej në mënyre të fshehte, duke rrezikuar edhe ndotjen e detit. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur trageti i linjës ?Horizon? ishte ankoruar në portin e Zelenikes në Malin e Zi. Mediat vendase sqarojnë se pjesëtarët e ekuipazhit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të intoksikimit. 3 pjesëtarët e helmuar janë dërguar me urgjencë në një spital privat në Mal të zi, ku kanë marrë ndihmën e parë. Deri më tani gjendja e tyre paraqitet mjaft e rëndë. Kjo ngjarje vë ne pikëpyetje punën e tragetit ?Horizon? ne portin e Vlorës, duke rrezikuar qe udhëtaret dhe bizneset e ndryshme të mos udhëtojnë në drejtim te Italisë ne ditët e parashikuara nga kjo linje. Ngjarja me ketë traget vjen ne kohen kur ai është mbështetur ne mënyrë të njëanshme nga drejtuesit e portit të Vlorës, duke cenuar konkurrencën me linjën tjetër, Red Star.