Kosova firmos marrëveshje me FMN-në për 185 milionë euro - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-29 0

Pas dhjetë ditë diskutimesh është arritur marrëveshje mes Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Ministrisë së Financave me vlerë 185 milionë euro. Në kuadër të një program 22-mujor, këto fonde do të ndahen në sektorë të ndryshëm në Kosovë, përfshirë bujqësinë, arsimin, shëndetësinë e të tjerë.