Incidenti në samitin e Budvës, Jahjaga: Nikoliç i’u kthye retorikës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deklaratat e presidentit serb Nikoliç gjatë samitit të Budvës, se ?Kosova nuk ekziston si shtet? dhe akuzat për rastin e Kumanovës, janë pjesë e retorikës së qëllimshme të tij, që bien në kundërshtim me realitetin në Ballkan. Ky ka qenë reagimi presidencës së Kosovës lidhur me incidentin në samitin e Malit të zi. Të kontaktuar nga Vizion Plus, zyra e presidentet së Kosovës njofton se Nikoliç flet për refuzim të njohjes, ndërkohë që zonja Jahjaga ishte ulur përreth tryezës me te gjithë homologët e saj:I indinjuar me faktet e hedhura para tij, për incidentin e qytetarit serb me eksploziv në Prishtinë, dhe, me trajtimin e barabartë dhe serioz që po i bëhet Republikës së Kosovës në çdo forum rajonal dhe ndërkombëtar, presidenti Nikolic iu kthye retorikës së tij tashmë të njohur, duke e shkaktuar një situatë paradoksale. Derisa ai fliste për Kosovën si shtet që nuk ekziston dhe problemin që ai kishte me presidenten Jahjaga për përfaqësimin e republikës së Kosovës gjithandej, presidentja Jahjaga ishte e ulur përreth tryezës me të gjithë homologët e saj nga rajoni dhe presidentin austriak Fischer, të gjitha këto shteteve që njohin pavarësinë e Kosovës, për të diskutuar për bashkëpunimin rajonal që me plane strategjike të bëhen pjesë e hartës infrastrukturore dhe energjetike të Bashkimit Europian. , - thuhet në reagimin e zyrës së presidentes.Sa i takon deklaratës se presidentja duhet të kërkojë falje për rastin e Kumanovës, zyra e presidentes sqaron se zonja Jahjaga ka pohuar se pozicioni i Kosovës është sqaruar edhe në takimet e përbashkëta me homologun Ivanov dhe zyrtarë të tjerë në Maqedoni. Ne Budva të Malit të Zi është mbajtur një samit rajonal ku kanë marre pjese krerët më të lartë të shteteve të Ballkanit. Ata kane diskutuar mundësitë per projekte te përbashkëta ne infrastrukture e energji.