Vrasja në zonën e ish-kënetës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas ngjarjes në zonën e ish-kënetës ne Durrës ku u ekzekutua 31-vjeçari Robert Rama nga Laçi dhe u plagosen dy persona te tjerë, numri i te shoqëruarve ne polici ka arritur ne 20. Burime te policisë se Durrësit bëjnë me dije se nga të shoqëruarit disa janë dëshmitarë, ndërsa të tjerët persona me precedentë penal qe kryesisht ne zonën e ish-kënetës, plazhit dhe Shkozetit. Viktima e se hënës Robert Rama nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Ai ishte shpallur në kërkim për vjedhje me armë në qytetin e Tepelenës ne muajin mars. Mësohet se pas grabitjes 31-vjeçari përdorte emrin Ledion Hyska për t?u fshehur. Në momentin e vrasjes Robert Rama kishte qenë duke luajtur bixhoz në nje nga lokalet e ish-kënetës, i njohur me emrin ?Librazhdioti?. 31 vjecari ka qene nen shoqërinë e Arnold Velajt dhe Alfons Ismailit, të cilët mbetën të plagosur. Sipas dëshmitareve dy autorët kane hyre ne lokal, kanë debatuar me 31 vjeçarin dhe kane nxjerre nga çanta automatikun. Robert Rama ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërsa autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një automjet tip Benz. Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh, ndërkohë që blutë e Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Ndërsa në të gjitha rrugët e qytetit prej mbrëmjes se te hënës janë ngritur postoblloqe të shumta per kapjen e autoreve te krimit.