Lideri i LSDM-së opozitare, Zoran Zaev, i bëri thirrje partisë shqiptare BDI të braktisë qeverinë e Nikola Gruevskit, për ta rrëzuar këtë të fundit nga pushteti. Zaev tha se, funksionarët e partisë së Ali Ahmetit janë të përfshirë në aferat kriminale të qeverisë, prandaj - sipas tij, - BDI-ja e ka të vështirë të vendosë për t?u larguar nga qeveria.