Greqia rikthen ushtarët në kufi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Greqia do te rihape postat kufitare dhe do te forcoje ushtrinë përgjatë kufirit me Shqipërinë me synimin per te rritur sigurinë ne vend. Këtë e beri te ditur ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos teksa vizitoi disa pika kufitare. ?Po bëjmë nje planifikim te strukturës mbrojtëse te zonës, qe do te publikohet se shpejti. Do te hapim posta te reja, njësite komando do te kryejnë ushtrime ne kete rajon dhe helikopterët do te patrullojnë per t?u dhënë banoreve ndjenjën e sigurisë. Ristrukturimi i ushtrisë do te behet i ditur se shpejti?, deklaroi ministri. Sipas tij, numri i ushtareve do te rritet kete vere.Forcat ekzistuese, ushtria, policia dhe autoritetet lokale kane bere pune te mire, por sipas ministrit, fshatrat ne kufi duhet te gjallërohen dhe Kamenos u beri thirrje te rinjve greke qe kane braktisur keto zona te rikthehen dhe te zhvillojnë sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. I pyetur edhe per deklaratat e fundit te Tiranës zyrtare per çështjen e kufijve detare, Kamenos tha se sovraniteti i Greqise nuk negociohet edhe nese behet fjale per kërcenim ekonomik apo te jashtëm. Ai shtoi se Greqia nuk do te jape asnje cope toke, as ajrin dhe detin e saj. Rihapja e postave kufitare per ruajtjen e kufirit ishte deklaruar me pare nga qeveria e ish- kryeministrit Samaras, por ristrukturimi nuk ndodhi per shkak te krizës ne te cilën ndodhje vendi.

Free Traffic Exchange