“Krimi mjedisor” në Zall Herr - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pas publikimit te skandalit te ilaçeve te skaduara hedhura pranë lumit Tërkuze, ne zonën e Zall-Herrit ka ardhur reagimi i ambjentalisteve. Ata e konsiderojnë nje krim mjedisor dhe kërkojnë marrjen e masave urgjente. Sipas studimit te fundit te Agjencisë Kombëtare te Mjedisit, baseni i lumenjve Ishëm-Erzenit rezulton me nivele ndotjeje, 10 here me shume se normat e Bashkimit Europian. Spitalet e qendrat shëndetësore publike kane qene pjese e monitorimit te kryer nga OJF, te cilat kane pasur ne fokus mjedisin, për menaxhimin e mbetjeve spitalore. Përfundimet e këtij monitorimi tregojnë se jo te gjitha spitalet kane autoklave per asgjësimin e mbetjeve dhe barnave te skaduara. Situata e menaxhimit te mbetjeve spitalore është me problematike ne rrethe, ku asgjësimi i tyre kryhet ne mënyre primitive ose hidhen pranë kazanëve publik te plehrave.