Bllokimi i trageteve të “Red Star” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të veshur me bluza, mbi të cilat është shkruar ?konkurrencë e lirë?, pas bllokimeve të herëpashershme, stafi i ekuipazhit të dy trageteve të kompanisë ?Red Star? që operojnë në linjën Vlorë -Brindizi kane nisur këtë të hënë protestat. Shkak i protestës është bërë grafiku i lëvizjes së trageteve i miratuar nga porti dhe Ministria e Transporteve, që sipas ekuipazhit u pengon punën. Ata janë mbledhur në sheshin e trageteve dhe kanë kërkuar nga drejtuesit e portit të Vlorës, rishikim të orareve. Pjesëtare të ekuipazhit shprehen se e vetmja gjë që kërkojnë është konkurrenca e lirë. Aktualisht në këtë port operojnë dy kompani, të cilat kohët e fundit kane patur përplasje oraresh, duke shkaktuar vonesa në zbarkimin e pasagjerëve. Që prej vendosjes në funksion të linjës tjetër te trageteve u shfaqen problemet e para. Megjithëse ?Red Star? ka denoncuar disa herë shkeljet e renda deri tani nuk është ndërmarrë asnjë masë. Në kontratë është parashikuar që ?Red Star? të ankorojë çdo ditë tragetin. Porti i Vlorës ka kapacitet për ankorimin e tre anijeve çdo dite. Duke shfrytëzuar mbështetjen politike pasi xhevahir Celoaliaj i cili është edhe kryetari i partisë socialiste per rrethin Vlorës pengon qëllimisht konkurrencën duke favorizuar kompanitë e tjetra.