Nga Priska, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, premtoi të hënën se brenda mandatit të tij të parë në krye të bashkisë, do të ulë taksat, do të sjellë ujë të pijshëm 24 orë për banorët e kryeqytetit dhe do të ndërtojë 100 rrugë.