Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi takime elektorale në Lushnjë, Bathore (Kamëz) dhe Divjakë. Në Lushnjë, zoti Basha ka garantuar qytetarët se me votën e bashkuar më 21 Qershor, të majtë e të djathtë do të largojnë bandat e drejtuara nga Tushe dhe Rama, që po përvetësojnë paratë e qytetarëve në projekte korruptive, ndërsa qytetarët vuajnë për bukën e gojës.