Basha: Votë kundër bandave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha u ka kërkuar votën qytetareve te Lushnjës ne mbështetje te kandidatit te djathte Dariel Xhindoli, si rruga e vetme për te larguar bandat e drejtuara nga dyshja Tushe - Rama që po vjedhin taksapaguesit shqiptare. gjate nje takimi me banoret e kësaj bashkie, Basha ka premtuar se vota per te djathtën është vote per zgjidhjen e problemeve te tyre.?Me votë do i shporrim bandat nga Lushnja, do ta çlirojmë arkën e qytetit, me votë do u japim mundësi qytetarëve të Lushnjës të qeverisen hallet e tyre, të zgjidhim problemet tuaja, të investojnë sipas prioriteteve tuaja. Puna dhe punësimi në radhë të parë, puna dhe respekti për ju, dinjiteti juaj, këto janë prioritetet e Dariel Xhindolit, kjo është vula e fitores së tij.?Ndërkohë qe gjate nje takimi me qytetaret e bathores, kryetari i pd ka premtuar se punësimi është prioritet per te djathtën.?Ne vijmë në këto zgjedhje me një prioritet të madh dhe ky ka të bëjë me hallin më të madh të shqiptarëve, ka të bëjë me papunësinë. Zgjidhja jonë për këtë hall konkret është ulja e taksave, ulja me 25% e çmimit të energjisë dhe falja e kamatë-vonesave për shqiptarët, është taksa më e ulët në Ballkan si zgjidhje, si përgjigje ndaj asfiksimit të ekonomisë dhe largimit të investitorëve?.Ndërkohe qe nga Divjaka Basha ka sulmuar qeverinë per premtimet e pambajtura ne raport me fermerët.?Ku janë premtimet për 300 mijë vende pune, ku janë premtimet për t?u ardhur në ndihmë fermerëve, për lëndët e para, për çmimin e naftës. Për një vit zhdukën 800 milionë lekë me një skemë të pashembullt abuzivizmi e korrupsioni, privatizimi i Lagunës për interesat e xhepat e tyre. Vota popullore e 21 qershorit është ligj, ligj për të ulur çmimin e energjisë, ligj për të ulur taksat, ligj për t?u ardhur në ndihmë fermerëve?.Sipas Bashes 21 qershori është dita e ndëshkimit me votë të mashtrimit dhe hapjes rrugë të ofertës së shpëtimit që propozon Partia Demokratike.

Free Traffic Exchange