Kosova: Zgjidhje problemit të strehimit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidati i opozitës per Bashkinë e Tiranës Halim Kosova ka paraqitur programin e tij per zonën e Priskes me ndërhyrjet ne infrastrukture dhe investime, ne mënyre qe jeta e banoreve ne ketë zone te kete te njejtat lehtësira si per çdo banor te kryeqytetit. Doktor Kosova u ka bere thirrje banoreve te Priskes qe ne 21 qershor te zgjedhin ate si modeli I nje menaxheri te suksesshëm dhe jo nje parafabrikat te politikes. Kandidati i PD per kryeqytetin ka numëruar edhe lehtësirat per keto zona qe jetojne kryesisht me bujqësi. Me heret Kosova ka takuar banorët që jetojnë pranë Institutit Bujqësor, dhe u njoh me problemet qe ata përballen si mungesa e ujit apo energjise elektrike.?Këto janë kushte që vërtet të dëshpërojnë shumë kur i sheh, por në të njëjtën kohë të bëjnë që të të lëvizi zemra e truri për të gjetur një zgjidhje. Sepse në një vend ku janë 8000 apartamente të mbyllura me çelës, ka shumë mundësi ti shpëtojë të dyja palët, si atyre që i janë bllokuar ndërtimet dhe si ata që kanë nevojë dhe mezi presin dhe çdo ditë flini dhe zgjoheni me një mendim që ishalla nesër e ishalla nesër, dhe mesa më thoni keni kaluar rreth 20 vjet në këto kushte. Më lini pak të mendoj se çfarë do bëj në dy drejtime: çfarë do bëj diçka urgjente dhe çfarë do bëj pak më vonë. Por ta dini që objektivi final është që ju të sistemoheni njëherë e mire?.Doktor Kosova ka premtuar se ne rast se fiton zgjedhjet ne 21 qershor, energjia elektrike dhe uji nuk do te jene te vetmet probleme qe ai do te zgjidhe per këta banore.

Free Traffic Exchange