Përballja Doshi - Braho - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti Tom Doshi është paraqitur serish këtë te hënë ne Gjykatën e Larte, por ketë here për t?u përballur me kryetarin e Komisionit te Sigurisë Spartak Braho. Shkak është bere nje padi per shpifje qe deputeti ka ngritur ndaj kreut te Komisionit te Sigurisë. Por seanca e pare, e cila sipas procedurës duhet te ishte seance pajtimi, zgjati fare pak minuta. Kjo pasi avokati mbrojtës i deputetit Braho paraqiti nje kërkese per shtyrje te procesit, pasi donte te ishte vete i pranishëm ne gjykate. Pas daljes nga seanca deputeti Doshi tha se nuk do te pranonte pajtimin. Seanca e radhës u shtyu për ne 23 qershor, megjithëse vete deputeti i kërkoi gjykatës te behej para zgjedhjeve. Padia u depozitua nga Doshi pas deklarimeve te Spartak Brahos ne lidhje me çështjen qe po hetohet nga prokuroria per atentatin e supozuar nga Tom Doshi, se do t?i kryhej atij dhe deputetit Mehill Fufi.

Free Traffic Exchange