http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral është ndalur këtë të diel në Kamëz. Gjatë takimit me simpatizantët e kësaj partie, Milo foli për programin e PDS dhe alternativën që ajo përfaqëson në politikën shqiptare. Në takimin e radhës elektoral, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu është ndalur në qytetin e Elbasanit, në të cilin ka shpalosur para mbështetësve alternativën që sipas tij do të rimëkëmbë vendin. Të shtunën Mediu ishte në qytetin e Lezhës, ku ftoi lezhjanet që përmes votës t`i thonë, jo qeverisë që me politikat e saj po e çon vendin ne kahun e kundërt të procesit integrues që aspirojmë.