Vritet xhihadisti nga Mali i Zi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga shqiptarët e Malit të Zi, Mirza Haklaj i shfaqur në videon kërcënuese të ISIS për vendet e Ballkanit, është vrarë gjatë luftimeve në Siri. Këtë fakt e konfirmon familja e xhihadistit nga Podgorica për mediat vendase. Haklaj ka luftuar në Siri me emrin Ebu Merdija. Para rreshtimit përkrah ISIS, Mirza Haklaj ka jetuar në lagjen ?Stari Varosh? të kryeqytetit malazez. Ai njihej si një person problematik, madje dhe si agresor i imamëve të kësaj zone. Xhihadisti ishte pjesë e videos kërcënuese, ku shfaqet bashkë me gruan dhe fëmijët e vegjël. Disa ditë më parë militantët e Shtetit Islamik të Sirisë dhe Irakut lëshuan mesazhe kërcënuese në një dokumentar 20 minutesh për historinë e Ballkanit. Në gjuhën shqipe u bën kërcënime nga luftëtaret Abu Muqatil, Al Kosova dhe Abu Bilqis i njohur ndryshe si Al Albani. Ata thanë se me lejen e allahut do të kryejnë sulme në këto shtete, përfshi dhe Shqipërinë.