Basha: Votë kundër të keqes - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Pogradeci kreu i opozitës, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë për shkeljen e premtimeve të shumta, për shëndetësinë, punësimin dhe legalizimet.?Për punësimin nuk flasin, për varfërinë nuk flasin, mendojnë se do ia hedhin, se në 21 qershor ju do të harroni që premtuan punësim e nuk sollën punësim por hoqën njerëz nga puna; që premtuan luftë ndaj varfërisë por sot mjerimi është pesëfishuar sipas vetë statistikave të qeverisë; që premtuan se do të ishin në krah të biznesit duke ua ulur taksat dhe sot ia kanë dyfishuar; se premtuan shëndetësi falas por sot na kanë sjellë korrupsionin me ilaçet. Edhe dy javë për të kthyer shpresën rikthyer vendin në rrugën e një të ardhmeje të sigurt, një ekonomie të fortë për të gjithë ju? - theksoi zoti Basha .Duke bërë publike platformën e opozitës, Basha tha se hapja e vendeve te reja te punës, me qëllim rritjen e konsumit dhe ulja e taksave janë prioritete të tij.Basha: Ne do i ulim taksat, nuk ka rrugë tjetër. Nëpërmjet uljes së taksave, duhet të hapim punë për njerëzit. Këtyre familjeve do u vihet në ndihmë, familjes tënde që s?ke njeri të punësuar duhet patjetër të merrni ndihmën ekonomike. Që të ndryshojë duhet të ulim taksat, çmimin e energjisë, çmimin e naftës se në kohë krize janë rritur të treja këto dhe e kanë pamundësuar biznesin që të punësojë njerëz. Uljen e çmimit të energjisë me 25%, uljen e çmimit të naftës me 200.Nga Devolli, kryedemokrati Basha nuk ka nguruar ti drejtojë disa pyetje kandidatin e mazhorancës në ne ketë qytet.?Po i them kryeministrit, ore këtë kandidatin tënd di gjë se çfarë e ke!? Po si e ka emrin njëherë, Beni apo Koço? Po babai si e ka, Panajot apo Xhek? A ka pyetur pse e ka ndërruar emrin? Me gënjeshtra e trafiqe do ecë përpara ky vend? Ky vend do ecë përpara me Bledionin, me rininë, me të vërtetën? - theksoi Basha .Ndërsa gjatë takimit me banorët e Ersekës, Basha ka denoncuar presionin sipas tij, mafioz, që po i bëhet kandidatit të opozitës.Basha: Po vjen ora e llogarive me popullin. Ku i kanë vendet e punës? Ku i kanë taksat e ulura? Ku i kanë çmimet e ulura? Me stilin e tyre tipik të një organizate kriminale kishin çuar para dy ditësh edhe ministrin të na kërcënonte kandidatin tonë, për një arsye të vetme. Sepse e dinë që Viktor Duro është fitues me votën e të djathtëve e të majtëve.Për liderin e opozitës sjellja e mazhorancës tregon panikun që e ka kapur nga llogaridhënia në 21 qershor dhe humbja e thellë e zgjedhjeve.

Free Traffic Exchange