Skandali i ilaçeve të skaduara - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto tonelata ilaçesh të skaduara, shumica e tyre te përfunduara ne rrjedhën e lumit Tërkuze, kane rreth 3 muaj qe janë këtu, duke rrezikuar jetën e qindra banoreve, per shkak të kimikateve dhe helmeve qe ato kane. Ky nuk është rasti i pare, qe zona e Zall-Herrit është zgjedhur për hedhjen e medikamenteve te skaduara nga kompanitë farmaceutike. Tre vite me pare, ka ndodhur e njëjta gjë. Komuna e Zall Herrit është përgjegjëse sipas ligjit që të largoje mbetjet, e për ketë ka marrë edhe një gjobë nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit. Por drejtuesit e Komunës se Zall-Herrit nuk dine se ku ti çojne ilaçet e rrezikshme. Ata kanë kërkuar ndihmë tek të gjitha institucionet. Vizion Plus pyeti ne Ministrinë e Shëndetësisë, nëse ishte ne dijeni të këtij skandali, por zyrtarë të lartë te saj thanë se u duhej kohë për të dhene informacion. Por ndërsa kompani farmaceutike apo distributoret vazhdojnë krimin mjedisor, të pandalur nga askush, ligji për barnat dhe shërbimin farmaceutik, përcakton se si duhet bere asgjësimi i ilaçeve të skaduara.Barnat e bllokuara dhe të konfiskuara, të cilat janë të papërdorshme, asgjësohen në prani të inspektorëve farmaceutikë, me procesverbal të rregullt, sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit, me shpenzimet e subjektit që ka bërë shkeljen.Dy vite me pare, medikamentet e rrezikshme asgjësoheshin jashtë vendit nga kompani te licencuara.