http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Socialiste i është rikthyer mitingjeve në sheshe. Në Peshkopi, prezantimi i kandidatit për Bashkinë Dibër Shukri Xhelili nuk u bë si zakonisht në një takim në formë bashkëbisedimi me zgjedhësit. Kryeministri Edi Rama kërkoi votën për të realizuar projektet zhvillimore, duke nisur nga Rruga e Arbrit. Për të bindur dibranët se më 21 qershor duhet votuar kandidati i majtë, Rama tha se drejtuesi aktual i opozitës, nuk ka bërë asgjë për qytetin. Prandaj, tha kreu i qeverisë drejtimi i duhur është projekti i mazhorancës, për të bërë për Dibrën në 4 vitet e ardhshme, çfarë nuk është bërë në 25 vitet e fundit marrë së bashku.