http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka kërkuar nga kandidati i mazhorances per Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, te beje transparent rolin qe bashkëshortja e tij pas pasur ne bizneset e gjeorgjian-izraelitit Dzanashil ne Shqipëri. Deputeti demokrat Gerti Bogdani ka paraqitur dokumente qe tregojnë se Ajola Xoxa është nje prej përfaqësueseve ligjore te Dzanashvil, duke theksuar se bashkëshortja e Erion Veliajt ka detyrimin publik t?u përgjigjet disa pyetjeve.?Sa para ka marrë zonja në fjale nga Dzanashvili për të drejtën e përfaqësimit? A e ka denoncuar ajo tek drejtoria pastrimit të parave, të dhënat e transaksionit të dyshimtë që lidh Dzanashvillin me Mark Frrokun, ku 30% e aksioneve të kompanisë shiten 300 mijë euro, ndërsa 15% e aksioneve të së njëjtës kompani shiten me 1.8 milionë euro? Këtu kemi të bëjmë me detyrime ligjore, dhe zonja Veliaj, duhet të japë përgjigje?.I menjëhershëm ka qene reagimi i zyres prane kandidatit Erion Veliaj. Nëpërmjet nje deklarate sqarohet se nga viti 2012 deri në vitin 2014 zonja Xoxa ka qenë avokate e asociuar pranë studios ligjore ?Tashko Pustina? dhe ajo nuk ka patur asnjë klient të vetin dhe asnjë marrëdhënie financiare me asnjë klient. Zonja Xoxa ka ushtruar detyrat e saj profesionale për studion ligjore dhe klientët e studios ku ka qenë vetëm një juriste me rrogë fikse sqarohet ne kete deklarate. Zyra e shtypit prane kandidatit Veliaj thekson se pd do të ndëshkohet në 21 qershor në tiranë edhe për këto shpifje, ndërsa balta mbi familjen e Erion Veliajt do të mbetet njollë mbi humbësit e katandisur në shpifës me pagesë dhe pa shpresë.