http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka nënvizuar fenomenin e blerjes se votës si nje prej fenomeneve qe kërcënojnë me shume zgjedhjet e 21 qershorit. I ftuar ne emisionin Oktapod, ne Vizion Plus, kreu i shtetit Nishani, deklaroi se blerja e votës edhe pse ka qene prezent me herët ne terrenin politike shqiptar është shtuar veçanërisht ne zgjedhjet parlamentare te 2013 dhe qe duhet luftuar ne garën per te zgjedhur 61 krerët e bashkive.Presidenti i Republikës ka mbështetur edhe procesin e dekriminalizimit ne te cilin duhet te kontribuojnë te gjitha organet ligj zbatuese, veçanërisht ne këto momente kur ky fenomen është bere me i dukshëm.Presidenti i Republikës është ndalur edhe tek reforma ne drejtësi dhe tek nevoja sipas tij, per ta bere opozitën pjese te kësaj reforme.Kreu i shtetit ka sqaruar edhe faktin qe prej disa muajsh, nuk po propozon nënkryetarin e Këshillit te Larte te Drejtësisë.Ne emisionin Oktapod, Presidenti Nishani u ndal edhe tek vizita ne Tirane e kryeministrit serb Aleksander Vuçiç. Kreu i shtetit sqaroi pse e priti kryeministrin serb edhe pse homologu i tij ne Beograd, nuk e priti ne takim kryeministrin Rama duke theksuar se ai vete nuk ka asnjë ngjashmëri me kreun e shtetit serb Nikoliç.