Beqaj për skandalin e ilaçeve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përmasat e skandalit te ilaçeve te rimbusueshme, ku përfunduan ne pranga 9 persona mund te jene edhe me te mëdha. Vete Ministri i Shëndetësisë pas arrestimit te zyrtarëve te Institutit te Kujdesit Shëndetësor, i kërkoi Prokurorisë qe te thelloje hetimet per këtë çështje, nga ku dyshohet se disa farmaci përfitonin rimbursim te ilaçeve ne mënyrë te padrejte. Gjate nje konference per shtyp, ministri Ilir Beqaj, tha se institucioni qe ai drejton do te aplikoje një skeme te re per te bere me transparent procesin e rimbursimit. Çdo muaj do te publikohen farmacitë me rimbursimin qe ato përfitojnë. Policia arrestoi 9 persona, mes te cilëve edhe Drejtorin Rajonal te Tiranës, pasi dyshohet se ata kane qene pjese e nje rrjeti ku dhjetëra farmaci kane përfituara ne mënyrë te padrejte rimbursim ilaçesh duke shkaktuar nje dem qe arrin 56 milion leke. Por Prokuroria dyshon se numri i farmacive te përfshira mund te jete edhe me i madh. Ne ditët ne vijim, pritet te dalin ne drite detaje te reja te skandalit.