http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur ne Kukës dhe Tropoje, per te zhvilluar turin e takimeve te tij elektorale. Pasi është njohur me shqetësimet e banoreve te kësaj zone, siç janë papunësia, rritja e taksave si dhe rritja e çmimit te energjisë, zoti Basha denoncoi qeverisjen aktuale, qe sipas tij, s?ka mbajtur asnjë nga premtimet. Kjo është arsyeja qe sipas tij, qe nga Kukësi kane emigruara mbi 5 mije qytetar. Lulzim Basha u kërkoi votën qytetareve me premtimin se platforma e kandidateve te kësaj force politike, ka ne thelb mbështetjen ndaj biznesit dhe qytetareve te varfër. Basha ka vlerësuar se vota e 21 qershorit është e rëndësishme për të ndalur te keqen qe ka sjelle sipas tij, qeverisja aktuale.