http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Lideri i opozitës Zoran Zaev sikurse dhe liderët e partive te tjera politike duhet t?i përmbahen zotimeve që kanë bërë në marrëveshjen e 2 qershorit për vijimin në Bruksel të dialogut politik, me qëllim tejkalimin e krizës në Maqedoni?. Kështu është shprehur eurokomisioneri për zgjerim Johanes Han në faqen zyrtare të tij në Komisionin Europian. Han ka sqaruar se i qëndron deklaratës së tij për raportin e Osbe-Odirit në të cilin evidentohen dhe problemet në zgjedhje, ndërsa shtoi se ai ka bërë thirrje për hetimin e të gjitha akuzave që ngrihen në telefonatat e përgjuara. Komisioneri nënvizon se ai mbështet plotësisht në në mënyrë të paekuivokë konkluzionet e Osbe-Odirit për zgjedhjet presidenciale të 2014 dhe proceset e mëparshme parlamentare ne Maqedoni. Ai përsëriti konkluzionet e Odirit se zgjedhjet u administruan ne mënyre eficente, por ka patur dhe një seri shqetësimesh për intimidim të votuesve dhe të medias, në favor të partisë në pushte. Komisioni i ka ngritur vazhdimisht këto shqetësime. Nga ana tjetër, komisioni në disa raste ka kërkuar hetimin e të gjitha akuzave të ngritura në materialet e përgjimit, përfshi këtu dhe ato që kanë të bëjnë me manipulimin e zgjedhjeve. Ky qëndrim i komisionerit Han, vjen një ditë pas deklaratës së liderit te opozitës Zoran Zaev, se do të bojkotojë takimin e 10 qershorit në Bruksel, ku do të mbahej raundi i dytë i bisedimeve pas marrëveshjes së Shkupit me dy qershor. Në këtë takim, u vendos që palët politike të mbajnë zgjedhje të reja parlamentare në prill të vitit 2016.