Masakër në Thumanë, 3 të vrarë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre anëtarë të së njëjtës familje u vranë mbrëmë rreth mesnatës në pragun e shtëpisë se tyre në Thumanë të Krujës. Persona të armatosur dhe të identifikuar tashmë, qëlluan babë e bir Fran dhe Arben Çekun, 70 dhe 44 vjeç, nipin e tyre 18-vjeçar Enea Rama si dhe Luçie Çekun, bashkëshorten e Franit, e cila mbijetoi nga ngjarja e rëndë. Vrasësit janë vëllezërit Daniel, Besnik e Pëllumb Kora, nga Thumana, ndërkohë që sipas policisë, në krimin e rëndë dyshohet të ketë marrë pjesë dhe babai i tyre Guri Kora. Sipas policisë, e cila zbardhi ngjarjen, dy vëllezërit Kora, Danieli e Besniku janë grindur fillimisht me 44-vjeçarin Çeku në lokalin e xhaxhait të tij, që gjendej pranë shtëpisë. Grindja banale çoi në vrasjen e trefishtë. Vëllezërit u larguan për disa minuta dhe u rikthyen me një automatik, duke qëlluar breshëri plumbash mbi Arben Çekun, i cili mbeti i vdekur në vend. Krismat u dëgjuan nga babai i viktimës Fran Çeku, i cili sapo hyri brenda ambienteve të lokalit u prit nga plumbat të cilat i morën jetën.Në vendngjarje, kanë qenë të pranishëm edhe babai i vrasësve e vëllai tjetër i tyre kur i morën jetën Enea Ramës, nipit te viktimave vetëm 18 vjeç. Të shtënat nuk u mbyllën me kaq, pasi vrasësit lëshuan breshëri plumbash edhe mbi bashkëshorten e Fran Çekut, e cila fatmirësisht i mbijetoi plagëve dhe gjendet në spital. 200 forca policie janë angazhuar në terren për arrestimin e autorëve, dy prej të cilëve sipas uniformave blu, janë dhe me precedentë penalë. Burime te policisë bëjnë me dije se vëllezërit Kora, paraqesin rrezikshmëri të lartë, pasi mund të jenë të gjithë të armatosur, ndërkohë që janë ngritur postblloqe të shumta në hyrje dhe dalje të Krujës.

Free Traffic Exchange