Fiks Fare, 5 Qershor 2015, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

2015-11-29 0

Privatizimi i rezervatit te Oshtunit

Hajdar Gjoka, rrites peshku nga Oshtuni i Kavajes, privatizoi rezervatin e Oshtunit ne vitin 1993. Privatizimin e beri konform rregullave, duke rene dakord edhe me ndermarrjen e peshkimit te asaj kohe. Mori licence per rritjen e peshkut ne fshat edhe hodhi rasatin e peshkut dhe e rriti deri ne vitin 1996, kohe ne te cilen Shoqata e perdorimit te ujit per vaditje, ne bashkpunim me Bordin e Kullimit Kavaje, vendos rregullin e portes se diges se ndodhur prane ketij rezervuati. Nga kjo nderhyrje i gjithe prodhimi i peshkut shkoi dem. Zoteria i hedh ne gjyq te dy palet edhe i jepet te drejte nga Gjykata. Rreth 7 milion leke te vjetra ishte vlera qe zoteria duhet te merrte si demshperblim. Ai arriti te merrte vetem nje pjese te parave por pjesen tjeter nuk e ka marre edhe pse kane kaluar 6 vite qe kur u mor vendimi.
Interviste e Z. Hajdar Gjoka i cili tregon se cfare i ka ndodhur. Sa shume eshte demtuar ekonomikisht dhe sa shume ka vuajtur duke kaluar nga institucioni ne institucion, per te gjetur te drejten e tij. Ai tregon se edhe pse ka pasur edhe nderhyrjen e permbarimit, vendimi i gjykates nuk eshte ekzekutuar asnjehere plotesisht. Nga Fiks Fare zoteria kerkon qe ti zgjidhet ky problem. Pamje te rezervuatit edhe te diges e cila ndodhet prane rezervuatit.
Interviste shefi i zyres se permbarimit i cili tregon se ka nje vendim gjykate i cili duhet te ishte zbatuar edhe do te zbatohet. Zoteria thote qe borxhi i mbetur duhet te shlyhet nga Bordi i Kullimit i cili nga Kavaja ka kaluar ne Tirane. Zoteria thote qe jane bere te gjitha procedurat e nevojshme per te zgjidhur kete problem. Eshte kerkuar pasuria qe posedon Bordi i Kullimit jane paralajmeruar keto te fundit por nuk rezultojne te kene pasuri te rregjistruara te cilat mund te konfiskohen per shlyerjen e borxhit.
Interviste Juristi i Bordit te Kullimit Tirane Zoteria shpjegon qe eshte ne dieni te kesaj situate. Ai shpjegon gjithashtu se nje pjese e detyrimit eshte shlyer nga Bordi i Kullimit Kavaje, ndersa pjese tjeter i takon Shoqates sePerdorimit te Ujit. Kjo e fundit mbikqyret nga Bordi i Kullimit por nuk varet prej tij.