http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioneri për Zgjerimin ne BE, Johannes Hahn i drejtoi nje tjetër apel liderëve ne Maqedoni te zgjidhin krizën politike, pasi ne te kundërt rrezikohet perspektiva europiane e vendit.Pak dite pas marrëveshjes se arritur ne Shkup per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme vitin e ardhshëm, Hahn deklaroi se pakti duhet të respektohet dhe zbatohet. Duke folur në Këshillin Atlantik të Uashington komisioneri tha se Europa ka detyrim moral të sigurojë një perspektivë evropiane për Maqedoninë, por pa zgjidhur krizën rekomandimi per hapjen e negociatave te anëtarësimit mund te humbëse. Përpjekjet e BE-se përmes ndërmjetësimit për kapërcimin e situatës, i ka përshëndetur kreu i partisë shqiptare BDI. Ne nje letër drejtuar komisionarit Hahn, ne 13-vjetorin e partisë, Ahmeti përkrahu marrëveshjen e 2 qershorit dhe shprehu angazhimin për zbatimin e saj. ?Siç përcakton edhe marrëveshja, procesi dhe parimet EuroAtlantike, përforcimi i marrëdhënieve ndëretnike, zbatimi i plotë i Marrëveshjes paqësore të Ohrit e cila garantohet nga BE, SHBA dhe NATO, si dhe përmirësimi i marrëdhënieve ndërfqinjësore sëbashku me çështjet e reformave sistematike mbesin prioritet për vendin dhe për miqtë tanë ndërkombëtar? - thuhet ne letrën e Ahmetit.