http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komuniteti i biznesit i ka dërguar nga një letër-kërkese kandidateve për kryetar bashkie te kryeqytetit, ku jo vetëm duan te njihen me platformat e tyre, por edhe japin sugjerime lidhur me zgjidhjen e problematikave. Dhe ne fakt, problemet qe shqetësojnë biznesin janë te shumta. Por sipërmarrësit e kane një kërkese ne top listën e tyre. ?Duam dialog, po patëm dialog per punët qe do bëhen, atëherë zgjidhet gjithçka?.Sipas Jakes, pjese përbërëse e sipërmarrësve qe i janë drejtuar kandidateve, janë rreth 9 shoqata qe përfaqësojnë sektorë te ndryshme te ekonomisë. Sipas tyre, ka nevoje urgjente per te reduktuar informalitetin si dhe politika e taksave, duhet te jete e diferencuar. Ne Tirane, ushtrojnë aktivitetin pjesa me e madhe e bizneseve, ndaj këta te fundit i vlerësojnë zgjedhjet vendore te nje rëndësie te veçante. Takimet me biznesin kane qene ne fokusin e dy kandidateve kryesore per bashkinë me te madhe te vendit.