http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në vetëm pak minuta, Gjykata e Larte ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar dy drejtuesit e lartë të PD-se, Edi Paloka dhe Arben Ristani të paditur nga kryeministrit Edi Rama. Rama kishte kërkuar dënimin e tyre per veprën penale te fyerjes dhe shpifjes, pas disa deklaratave te bëra prej tyre se kryeministri dhe qeveria janë te lidhura me krimin. Këtë të premte, dy trupat gjykues kane dënuar me nga 200 mije leke gjobe kreun e grupit kuvendor te PD Edi Palokën dhe sekretarin e përgjithshëm të PD Arben Ristani, por vetëm per shpifje. Ata janë shpallur të pafajshëm për akuzën ë fyerjes. Vete deputeti Paloka pas daljes nga Gjykata, ka deklaruar se vendimi ka qene i ndikuar politikisht. Ndërsa deputeti Arben Ristani, nuk ka qene i pranishëm, por avokati i tij e ka cilësuar te padrejte vendimin. Avokatja e kryeministrit tha pas seancës se me shume se dënimi, këto vendime do te shërbejnë si precedent per padi te ngjashme. Sipas Gjykatës, dy deputet do te paguajnë gjobën me dy këste brenda nje viti kalendarik. Ndërkohe, Prokuroria kishte kërkuar pafajësi për Palokën e Ristanin, pasi sipas saj, nuk kishim të bënim me vepër penale.