http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas firmosjes së 10 urdhër-arresteve nga Prokuroria, policia e Tiranës ka vënë në pranga 8 persona, 3 prej të cilëve zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe 5 drejtues farmacie në kryeqytet. Paraditen e se premtes i janë vene prangat Drejtorit te Fondit te Sigurimeve te Kujdesit Shëndetësor, Pjerin Xhuvani. Ky i fundit, ka mbajtur edhe detyrën e Spitalit Psikiatrik te Elbasanit, ndërsa ka qene edhe drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim ne këtë qytet. Me herët, u arrestuan dy vartësit e tij dhe farmacistet. Të gjithë të arrestuarit, akuzohen për krijimin e një skeme të madhe mashtrimi me rimbursimin e medikamenteve, që në bazë të një vlerësimi paraprak, i ka shkaktuar shtetit një dëm rreth 56 milionë leke te rinj shtetit shqiptar. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se zyrtarët kanë favorizuar farmacitë privatë për përfitimin nga rimbursimi i medikamenteve. Në të njëjtën kohë, për 5 farmacitë, barnat, çmimet e të cilave janë rimbursuar, kanë qenë kryesisht për kurimin e sëmundjeve tumorale. Në hetim janë marrë edhe recetat mjekësore me të cilat pacientët merrnin medikamente te rimbursueshme, të cilat u zbuluan se kanë qenë të falsifikuara. Të gjithë të arrestuarit, akuzohen për veprën penale ?mashtrimit me subvencione?, ?falsifikimit të dokumenteve shëndetësorë?, ?pastrimit të produkteve të veprës penale? dhe ?shpërdorimit të detyrës?. Këta punonjës, kanë mundësuar lidhjen e kontratave me këto farmaci, në kushtet kur farmacitë nuk kanë përmbushur kriteret e kërkuara nga ligji dhe aktet nënligjore në fuqi. Burime nga Prokuroria, bëjnë me dije se pritet qe te firmosen urdhër-arreste edhe per zyrtare dhe farmaciste te tjere. Skandali i ilaçeve ka qene i shtrire ne dhjetëra farmaci.