http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për liderin e opozitës, Lulzim Basha, mungesa e vendeve të punës dhe rritja e çmimit të energjisë, i ka çuar qytetarët në kufijtë e mbijetesës. Gjatë një takimi me banorët e Elbasanit, Përrenjasit dhe Qukësit, ai premtoi uljen e taksave për biznesin e vogël, heqjen e TVSH-së për miellin, bukën, sheqerin, vajin e orizin.?E kemi një zgjidhje për këtë situatë, në nivel lokal uljen e taksave për biznesin e vogël, në nivel qendror uljen e çmimit të energjisë me 25%, uljen e çmimit të naftës, ardhjen në ndihmë të biznesit, në veçanti biznesit të vogël dhe të krijojmë vende pune, sepse shkaku i rënies së fuqisë blerëse është rënia e punësimit. Një nga zgjidhjet që duhet të japim është të heqim TVSH-në për miellin, për bukën, për sheqerin, për vajin , për orizin. Të paktën për këto mallra, t?ua bëjmë bukën ta blejnë 20% më pak se sa çmimi i tregut sot?.Duke u ndalur në një nga projektet e premtuara, tek rikonstruksioni i rrugës Librazhd-Orenj, Basha akuzoi qeverinë se nuk ka fonde dhe as prokurim për këtë aks.?Shikoni mbrapa çfarë thotë: Rikonstruksion i rrugës Librazhd - Orenj - Loti i Parë. Unë do ta përgëzoja dhe do ta uroja qeverinë e Edi Ramës në qoftë se do të ishte vërtetë kështu, por kjo është një gënjeshtër. Nuk ka as fonde, as prokurim për këtë rrugë. Projekti është bërë nga ne. E kanë gjetur të gatshëm, por as nuk e kanë financuar, as nuk e kanë prokuruar. Vijnë në kohë zgjedhjesh për t?i hedhur hi syve të banorëve. Pse e bëjnë këtë? Sepse s?kanë mbajtur asnjë premtim. Shiko se çfarë shënojnë: Gjatësia e projektit 18. 18 çfarë, centimetra? E kanë mendjen vetëm mashtrime. Rrugëdalja është të ndalim me votë gënjeshtrën dhe mashtrimin që erdhi me votë para dy vitesh?.Në takimin që Lideri i opozitës zhvilloi me banorë të Qukësit në Prrenjas, Basha kërkoi votat e qytetarëve, për të ndalur përkeqësimin e ekonomisë, rritjen e papunësisë dhe për t?i hapur rrugën zhvillimit, mirëqenies dhe punësimit.?Laku është shtrënguar në fytin e çdo familje shqiptare. Shqiptarët paguajnë më shumë, fitojnë më pak, jetojnë më keq, por dyshja Rama-Meta thotë jemi në drejtimin e duhur. Drejtimi i duhur është që të dyfishosh faturat e energjisë? A është drejtimi i duhur, dyfishimi i listave të ushqimeve? A është drejtimi i duhur për prindërit që rrinë kokëulur para fëmijëve se s?kanë para t?u blejnë as ushqime, as veshmbathje, apo ata hallexhinj që s?kanë para t?u blejnë as ilaçe?! Ne duam pra me votën tuaj në 21 qershor të ndalim përkeqësimin e ekonomisë, të ndalim përkeqësimin e papunësisë, të ndalim varfërimin e shqiptarëve dhe bashkërisht të hapim rrugën për punë dhe dinjitet për gjithë banorët e Qukësit, Prrenjasit, e të gjithë Shqipërisë.?Për banorët e Elbasanit, disa nga shqetësimet më të mëdha ishin: rritja e taksave, çmimit të energjisë, sigurimeve dhe tatimeve.