Greqia ankohet në KE - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Greqia i konsideron shqetësuese deklaratat e fundit te kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kërkon opinionin e Komisionit Europian per to. Eurodeputeti grek Manolis Kefalogianis, kreu i konservatoreve greke ne Parlamentin Europian i ka dorëzuar Komisionit nje kërkese per interpelance. Kefalogianis thotë se përmes këtyre deklaratave, kreu i qeverise shqiptare ve ne dyshim të drejtat sovrane të Greqisë dhe kjo ndikon tek sovraniteti territorial i një shteti anëtar të BE-së. Ato minojnë gjithashtu marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, stabilitetin rajonal, si dhe perspektivën europiane. Eurodeputeti grek ndalet edhe tek çështja e kufirit detar, kur thote se pavarësisht nënshkrimit nga Shqipëria dhe Greqia të marrëveshjes për përcaktimin e kufijve detarë të tyre, Parlamenti shqiptar nuk e ka ratifikuar atë. Por, fakti se Shqipëria nuk ka konkluduar në një ratifikim përfundimtar thotë ai, nuk mohon vlefshmërinë e firmës në marrëveshje nga pala shqiptare. Kefalogianis e pyet komisionin Europian nëse është në dijeni të këtyre deklaratave? A i shërbejnë deklarata te tilla dhe qëndrimet e kryeministrit shqiptar forcimit te marrëdhënieve te fqinjësisë se mire dhe bashkëpunimit rajonal, dhe si ndikojnë ato ne perspektiven europiane te Shqipërisë. Javët e fundit raportet mes Tiranesd dhe Athinës zyrtare kane qene te tendosura, veçanërisht pas notes se protestës per çështjen e kërkimit per nafte ne detin Jon dhe pas emërimit te kreut te PDIU Idrizi ne postin e nënkryetarit te parlamentit, qe shkaktoi reagime ne Greqi. Por gjate konferencës per shtyp me homologun serb Vucic ne Tirane, kryeministri Rama u shpreh i hapur për dialog per kufirin detar, por e beri te qarte se nuk do te negocioje interesin kombëtar per hir te fqinjësisë se mire.