Kuvend, debat për qeverisjen - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama tentoi qe ne seance plenare te flasë vetëm per rendin e ditës e ne mënyre specifike per marrëveshjen me bankën per rindërtim dhe zhvillim për projektin e shërbimeve publike me ne qendër qytetarin. Por as lideri i maxhorances nuk i shpëtoi tundimit per te replikuar me pasardhësin per mënyrën se si po qeveriset vendi, e deri tek per konceptet estetike qe Rama e Berisha kane treguar ne postin e kryeministritEdi Rama:Ky është një ligj që na çel një rrugë krejtësisht të re. Na jep mundësinë që të projektojmë për në harkun e tre viteve të ardhshme një transformim rrënjësor të të gjithë sistemit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë. Na jep mundësinë që ta çrrënjosim me themel të gjithë sistemin e korrupsionit që nuk është asnjë gjë tjetër veçse alternativa e shërbimeve të munguara.Sali Berisha:Keni parë ju, një qytet a ndonjë vendbanim, ndonjë lagje a ndonjë vend ku të jetojnë njerëz, që të jetë pis dhe shëmti dhe njerëzit të kenë mirëqenie? Më tregoni një vend ku pisllëku, shëmtia, degradimi janë aty, bashkë me mirëqenien. Më thoni një vend të tillë dhe atëherë po i lëmë të gjitha këto punët e tjera, nuk po merremi me pastrim, nuk po merremi me ndriçim, nuk po merremi me gjelbërim, nuk po merremi me qytetarizim të zonave urbane, që i bëtë si katundet që keni në kokë, se ku i keni parë ato katunde, nuk e di. Të parët tuaj ndërtonin kulla që janë vepra arti. Ndërkohë që ju dini vetëm ndërtime pa leje, hidh kate, futi suva, vuri dhe flamurin e PD-së sipër dhe o burra përpara! Këtë dini ju, kjo është estetika juaj.Dhe Fjalimet e te dy politikaneve si zakonisht janë mbyllur me deklarata qe kane lidhje me zgjedhjet lokaleEdi Rama:Mbase 21 qershori ju ftillon që të kuptoni që e keni lënë këtë vend pa opozitë dhe e keni kthyer opozitën në një tufë njerëzish që mblidhen tek parlamenti dhe flasin përçart. Kjo është e vërteta.Por ne vazhdën e denoncimeve te aferave te kësaj qeverie, ish-kryeministri Berisha ka bere dhe nje gabim pasi ka akuzuar këtë maxhorance per nje vendim te marre nga ministrat e qeverise se tij