Zvicra apel politikës shqiptare - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne kulmin e fushatës zgjedhore qe po zhvillohet ne Shqipëri, Zvicra apelon për me shume konsensus mes politikes shqiptare, per te ardhmen e vendit. Apeli vjen nga Elisabet Van Capeller, Drejtore e Bashkëpunimit për Evropen Juglindore, ne Departamentin Fedarel për Çështjen e Jashtme te Zvicrës. Zonja Cpeller e vlerëson situatën aktuale te Shqipërisë si shume te polarizuar.?Ajo çka kam kuptuar është se ketu tek ju ka një polarizim shume te madh te shoqërisë nga partitë politike. Një lloj situate qe vlerësohet bardh e zi. Mendoj se vendi ka një te ardhme dhe kur partitë politike bëhen bashke dhe duan një te ardhme te përbashkët, atëherë këtë duhet ta bazojnë ne konsensus dhe ofrimin e zgjidhjeve, ne te kundërt, çdo element pozitiv i ndërmarre nga reformat, nuk do te ketë efekt?.Zyrtarja e larte e Zvicrës vlerëson reformat e ndërmarra deri me tani, ndërsa thotë se qeveria e saj do te mbështesë Shqipërinë ne sfidat qe ka përpara.?Nuk mund te them se e njoh vendin tuaj. Jam këtu prej dy ditësh. Ajo çka me ka bere përshtypje është fakti se kam pare shume përpjekje, kam takuar shume njerëz me energji pozitive. Kjo situate nuk vërehet ne vendet e tjera te rajonit. 10 vite me pare, Shqipëria kishte një performance te dobët. Por tashme mendojmë se Shqipëria duhet te ketë nje rol prej lideri ne rajon. Ky është nje moment historik per vendin. Sigurisht ka shume sfida. Por ky fakt na inkurajon ne qe t?ju mbështesim. Ne e shohim me interes stabilitetin për te ardhmen e vendit?.Shqipëria dhe Zvicra kane një marrëdhënie partneriteti prej vitit 1992. Edhe pse një donator jo i vogël po i heshtur, Zvicra ka ofruar 88 milion franga per katër vitet ne vijim mbështetje për disa sektorë te ekonomisë.?Per katër vite, kemi parashikuara 88 milion franga per Shqipërinë. Ne duam te mbështesim procesin e decentralizimit. Duam te ofrojmë ndihme ne sektorin e infrastrukturës, e konkretisht ne fushën e energjisë. Kemi nje interes specifik ne trajnimin profesional. Këtu tek ju ka shume te rinj te papune, ndaj ne duam qe te fokusohemi tek trajnimet e tilla?.Zonja Capeller vijon me tej kur thotë se Zvicra ka ne vëmendje te gjithë rajonin e Ballkanit me qellim ofrimin e mbështetjes per te ruajtur demokracinë dhe stabilitetin e këtij rajoni.?Zvicra është e interesuar për rajonin e Ballkanit, pasi është pranë nesh. Ne kemi marrëdhënie afatgjate me te gjitha vendet e rajonit. Jemi te interesuar t?i mbështesim këto vende qe te integrohen ne Bashkimin Europian. Veçanërisht na intereson ruajtja e demokracisë dhe stabiliteti politik i këtyre vendeve?.

Free Traffic Exchange