http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Projektin e ri të Ministrisë së Arsimit për efiçiensën e energjisë në shkolla, kryeministri Edi Rama e konsideroi ambicioz, dhe qe vjen ne momentin e duhur. Kreu i qeverisë tha se të gjithë janë dëshmitarë për gabimet e bëra në infrastrukturën arsimore. Shkollat, kanë nevojë për investime rrënjësor për të tejkaluar mbipopullimin në klasa, kryesisht në Tiranë dhe Durrës, si qytetet me popullsi më të madhe. Shefi i ekzekutivit u shpreh se shndërrimi i shkollave në qendra komunitare është një tjetër projekt i rëndësishëm që së shpejti do të gjejë mbështetje financiare nga qeveria.