http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Tu si que vales? ka mbërritur në një stad tjetër, që jo vetëm zbulon talente, por edhe sjell performanca plot art. Më të mirët e kësaj nate të parë gjysmëfinale janë përcaktuar. Edmond Gjyshka, njeriu flamur, Ebi Demollari, akrobatja 9-vjeçare, Klevis Hysko, djaloshi që udhëheq një grup isopolifonik, Lorenca Preçi, një zë i jashtëzakonshëm, akrobatët Sindi dhe Ibrahimi, të rinjtë e serenatave Pirro e Sara dhe Dionis Senjo janë finalistët e parë. Emocionet kanë qenë të shumta dhe juria jo pak herë ka qenë në dilemë për talentet që do të performojnë në natën finale të këtij edicioni të parë të ?Tu si que vales?. Konkurrentët nuk kanë mundur t?i fshehin emocionet. te mërkurën e ardhshme zhvillohet gjysmëfinalja e dytë nga e cila pritet te dalin konkurrentët e fundit që do të jenë pjesë ë mbrëmjes së madhe.