http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
14 persona u arrestuan pas një operacioni ndërkombëtar të policisë të shtrirë në Itali e Shqipëri. Nga të dhënat e deritanishme, të gjithë të prangosurit dyshohet se bënin pjesë në një grup kriminal të organizuar, në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit. Burime pranë policisë thanë se 8 nga të arrestuarit janë shqiptarë, 5 rumunë dhe 1 shtetas italian. Ergyst Çeka, 26 vjeç, u arrestua në Tiranë, ndërsa Kujtim Jangozi, 40 vjeç, u prangos në Krujë, sipas policisë, ?Me qëllim ekstradimi drejt Italisë? ndërkohë që 6 shqiptarët e tjerë u arrestuan në Itali. Operacioni i koduar ?Balcania?, nisi orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje dhe u shtri në qytetet Rimini, Foxhia, Ravenna dhe Piacenca; ndërsa në Shqipëri në Tiranë e Durrës. Nga të dhënat e policisë për operacionin ishin prerë 14 urdhër-arreste dy nga të cilët për arrestimet në Shqipëri ishin ndërkombëtarë. Sipas uniformave blu vijojnë hetimet ndërkohë që deri më tani janë publikuar vetëm inicialet e të arrestuarve të tjerë.