Dy të vdekur, dy të plagosur në aksidente - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 16

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Brenda 24 orëve në rrethin Elbasanit, janë regjistruar dy aksidente me pasojë vdekjen e 2 personave. Paraditen e së enjtes, si pasoje e përplasjes me mjetin tip ?Ford? ka humbur jetën 60-vjeçari Kujtim Agolli, banues në Cërrik. Në momentin e aksidentit, 60-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën me motoçikletën e tij. Shkak i aksidentit mësohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara me te cilën udhëtonte mjeti. Edhe pse i është dhënë ndihma e shpejtë, 60-vjeçari nuk ka mundur t?u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, uniformat blu kanë shoqëruar për në komisariatin drejtuesin e automjetit, i cili konsiderohet përgjegjës për ngjarjen. Në orët e vona të mbrëmjes se te merkurores, në segmentin rrugor Grekan - Dëshiran, si pasojë e përplasjes së dy motorëve, ka humbur jetën 25-vjeçari Elis Veliu, nga Elbasani. Shkak ka qene manovra e gabuar e njërit prej drejtuesve te motorëve. Ndërkohë edhe në fshatin Domje të Tiranës, treni ka përplasur një makinë që po tentonte të kalonte shinat. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduara dy gra, që ndodheshin në bordin e automjetit.

Free Traffic Exchange