Raporti: Drejtësia nuk ndëshkon zyrtarët e lartë - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-29 0

Në një raport analitik për sistemin e drejtësisë në vend, të përpiluar pas takimeve intensive nga komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në dretësi, evidentohen problemet e sistemit të drejtësisë; mes tyre mungesa e bashkëpunimit institucional mes Kuvendit dhe Presidentit, çka sjell konflikte në fushën e së drejtës mes tyre. Po ashtu shikohet si problem edhe tejkalimi i afateve për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.