Heshtin partitë shqiptare pas marrëveshjes në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy partitë kryesore shqiptare ne Maqedoni, vijojnë te heshtin pas marrëveshjes se arritur kete te marte ne Shkup me ndërmjetësimin e komisionerit te Zgjerimin Hahn per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme prillin e ardhshëm. Si BDI, edhe PDSH kane refuzuar te komentojnë marrëveshjen pas bisedimeve ku u përfshinë kryeministri Gruevski dhe lideri i opozitës Zaev, ndërsa mbetet e paqarte nese pjese e diskutimeve ka qene edhe Marrëveshja e Ohrit. Ne deklaratën e publikuar ne faqen e Komisionit Europian nuk përmendet Marrëveshja, edhe pse perpara nisjes se bisedimeve mediat bene te ditur se zbatimi i plote i saj ishte nje nga kërkesat e partive shqiptare. Deklarata e komisionerit Hahn fokusohet ne prioritetet që duhen plotësuar per kapërcimin e krizës politike.?Jeni të vetëdijshëm se për përsëritjen e rekomandimit për hapjen e negociatave nevojitet që të tejkalohet kjo situatë. Gjithashtu në vendin tuaj duhet të punojmë në frymën e bashkëpunimit, për kompromis më se të nevojshëm politik, për ta pasur balancin e nevojshëm mes palëve të caktuara, grupeve të ndryshme në shoqëri dhe prandaj rame dakord te parashikojme një periudhë tranzicioni dhe që deri në fund të prillit të vitit të ardhshëm, do të ketë zgjedhje të parakohshme?.Vëmendja është përqendruar edhe tek kodi zgjedhor.Është e rëndësishme që vendi të përgatitet, bëhet fjalë për kod të mire zgjedhor, rishikim te listës se votuesve, për respektim të të drejtave të minoriteteve. Gjithashtu do të jetë shumë e rëndësishme që të pranohen të gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian që kanë të bëjnë me pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e mediave.Pavarësisht marrëveshjet qe pritet te finalizohet me 10 qershor ne Bruksel, mbështetësit e qeverise dhe opozitës vijojnë te qëndrojnë ne çadrat përpara selisë qeveritare dhe parlamentit.