Basha: Shëndetësia në degradim - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha e ka shfrytëzuar takimin elektoral në Durrës për të folur për shëndetësinë, që sipas tij është në degradim, edhe pse u premtua se do ishte falas. Sipas Bashës edhe pse taksat dhe çmimet janë rritur, sot në arkën e shtetit mungojnë 100 milionë dollarë.?Skandal pas skandali, 5 milionë dollarë nga fondi i kompensimit për insulinën dhe sëmundjet e rënda, ku janë? Ku janë zhdukur? Ku janë 100 milionë dollarë që duhet të ishin sot në arkën e shtetit me taksat e rritura, me akcizat e rritura, ku janë? Prandaj ka kërcitur kërbaçi mbi kokat e shqiptarëve, prandaj rrëmohet deri në qindarkën e fundit në xhepat tuaj, se i fali, ose ndau, 600 milionë euro me CEZ-in. Do të japë llogari më 21 qershor, do të japë llogari në Ishëm, do të japë llogari në Durrës, do të japë llogari në Tiranë, do të japë llogari në të gjithë Shqipërinë?.Duke vënë theksin tek papunësia, varfëria, taksat dhe çmimet e larta si dhe mungesa e mbështetjes për bujqësinë, Basha tha se me votën e 21 qershorit e keqja mund te ndalet, per t?i hapur rrugë punës dhe dinjitetit.?E di që keni shpresuar në ato 300 mijë vende pune që s?u hapën kurrë. E di që keni votuar për uljen e çmimit të energjisë dhe tani iu kërcasin sytë, kur shikoni faturat e rritura të energjisë. E di që keni besuar se do të merrni me të vërtetë subvencione, se do e paguanit naftën më lirë, se ilaçet do i keni falas dhe sot nuk dini nga t?ia mbani sepse të gjitha kushtojnë më shumë, por ju keni më pak lekë në xhep. Ndaj, në 21 qershor le të bashkojmë të gjithë votën, të ndalim të keqen, t?i hapim rrugë të mirës, për Ishmin, me punë dhe dinjitet!?Për kreun e opozitës nga keqqeverisja janë zhgënjyer më së shumti votuesit e majtë, të cilët shpresuan verbërisht në premtimet e mëdha të dy viteve më parë.

Free Traffic Exchange